DSD - Digital Smile Design - Denta ES

Buzëqeshje e dizajnuar në mënyrë digjitale

Sot nuk mjafton vetëm të kemi gojë e cila nuk ka probleme biologjike dhe funksionale! Njerëzit duan buzëqeshje të bukur, të integruar me karakteristikat e tyre fizike dhe në të njëjtën kohë në harmoni me aspektet e tyre emocionale. Buzëqeshje e dizajnuar në mënyrë digjitale (DSD) paraqet një fytyrë të re në stomatologji- më njerëzore, emocionale dhe artistike – e cila edhe më tepër e përmirëson profesionin tonë fisnik në shoqëri, me anë të kushteve vizuele dhe natyrore të cilat mundemi qartë ti shohim , sepse në fund të fundit nuk ekzistojnë shumë sende në jetë të cilat janë më të rendesishme se një buzëqeshje e shëndoshë,natyrale dhe e sigurt.

Me dakada, stomatologët mundohen që ta përshtatin formën e dhëmbëve me fytyrën në bazë të parametrave, siq janë gjinia, karakteri dhe mosha. Mirëpo, rezultatet vërtetë të suksesshme kanë qenë të pakapshme. Stomatologjia bashkëkohore duhet dhe më shumë te modernizohet me qëllim që të kënaq pritshmëritë e njerëzve me pritshmëri të mëdha. Që të mbërrihet rezultat I tillë, stomatologu modern duhet të shkon një hap më tej, e jo të jetë vetëm professional.