KIRURGJI ORALE - Denta ES
 

KIRURGJI ORALE


Kirurgjia orale është një ndër shërbimet tona specialistike dhe të njejtën e shfrytëzojmë kur qasja konzervative nuk mjafton ose kur pacienti ka nevojë për trajtim kirurgjik. Përfshinë kirurgji endodontike, kirurgji e molarëve të tretë (të pjekurisë), implantologji, ngritje e sinusit (sinus lift), kirurgji parodontale, mjellje të ashtit, kirurgji laserike etj.
Laseri kirurgjik është pjesë e teknologjisë moderne të cilën e përdorim në “Denta ES”, me të cilën Ju fitoni tretman të shpejtë dhe pa dhimbje, pa gjakderdhje, me anestetik minimal, dhe pa qepje dhe antibiotik.
 

Implantologji

Mjellje e implanteve me sertifikat dhe garanci për kualitet, ngritje e sinusit (sinus lift), regjenerim I udhëhequr kockor (GBR), përdorim I materialeve biologjike si granule kockore dhe membranë kolagene dhe të gjitha procedurat e duhura në implantologji.

Implanti ka disa përparësi për dallim nga metodat tjera për zëvendësimin e dhëmbëve të humbura. Pamja dhe funksioni I implantit janë krejtësisht natyrale. Me ndihmë të implanteve e parandalojmë resorbimin e mëtutjeshëm kockorë e cila më së shumti paraqitet nga humbja e dhëmbëve, nuk I sakrifikojmë dhëmbët e mbetur natyral duke përpunuar konstrukcion protetik dhe me fortësinë e tij implanti paraqet kandidat të shkelqyeshëm si mbajtës I protezave fikse me cka menjanohet mundësia e irritimit siq është rasti me mbajtje të protezës mobile.
ZGJIDHJE BASHKËKOHORE PËR TË GJITHA LLOJET E MUNGESËS SË DHËMBËVE

Kirurgji orale

Heqje e dhëmbëve, tretman kirurgjik I kisteve dhe granulomëve, heqje e dhëmbëve të impaktuar, tretman kirurgjik I sinusit të hapur, kirurgji paraprotetikore e astit dhe indeve të buta.


Kirurgji parodontale

Mbjellje e implanteve me certifikatë dhe garanci për kualitet, ngritje e sinusit (sinus lift), mbjellje e ashtit (GBR), përdorim I materialeve biologjike si granule kockore dhe membranë kolagjene si dhe të gjitha procedurat kirurgjike në implantologji.