STOMATOLOGJI E PËRGJITHSHME - Denta ES
 

STOMATOLOGJI E PËRGJITHSHME


Stomatologjia e përgjithshme është baza e punës sonë e cila përfshin mjekimin e dhëmbëve , mbushje- të gjitha shërbimet e nevojshme për të cilat vijnë tek ne fëmitë dhë te rriturit. Ajo që na dallon nga të tjerët është përdorimi I materialeve kualitative dhe estetike: kompozite dhe nanokompozite te cilat kanë thërrime te imëta për fortësi dhe estetikë maksimale.
 

Endodonci

Në mjekimin e dhëmbëve hyn edhe endodoncia, mjekimi I kanaleve që bëhet me largimin e nervit , me apeks lokatorë me të cilat bëhet përcaktimi I gjatësisë së rrenjës.

Gjithashtu, bëjmë edhe mbushjen e kanaleve me pastat më moderne biologjike të cilat nuk përmbajnë material toksike. Këtu e përmëndim edhe mbushjen me termafil ku nëpërmjet kondenzimit termik materiali shkrihet mbrenda në kanal, duke e mbushur kanalin në menyrë perfekte. E praktikojmë edhe kondenzimin lateral, e cila kombinon gutaperka dhe smollë. Ne rastet më komplekse përdorim përpunimin makinerik të kanaleve me cka menjanohen recidivet, cistat, defektet kockore etj. Për sterilizimin e kanaleve para mbushjes perdorim edhe laserin.


 

Mbushja e dhëmbëve

Largimi I kariesit, restaurimi I formës natyrale, funksioni dhhe estetika e dhëmbit, mbushja me kompozite dhe nano-kompozite me kualitet të lartë.



Zbardhimi I dhëmbëve

Zbardhimi I dhëmbëve me laser me të cilën mund të fitohet deri në 7 herë nijansë më e bardhë, largimi i pigmenteve të shkaktuara nga konsumimi I lëngjeve, kafesë dhe cigareve.


Gjatë jetës ndryshon ngjyra natyrale e dhëmbit. Si shkaktarë më të shpeshtë numërojmë: moshën, pierjen e duhanit, cajit dhe kafesë si dhe koka kolës, pastaj fluoroza dhe ngjyrosja tetracikline e dhëmbëve.
Zbardhimi I dhëmbëve është një ndër metodat më të njohura në stomatologjinë estetike. Ekzistojnë dy lloje të zbardhimit te dhëmbëve:
-profesionale (në ordinancë)
-zbardhim shtëpiak

Lexoni më tepër në tremujorin falas “Informator”.


Stomatologjia e fëmijëve

Trajnim për pastrim adekuat të dhëmbëve, kujdes per dhëmbët e qumështit, mbyllje e fisurave të dhëmbëve të përhershëm dhe heqja e dhëmbëve të qumështit.

Një ndër faktorët kryesorë të terapisë të suksesshme stomatologjike tek femijët është bashkëpunimi I mirë ndërmjet stomatologut dhe pacientit e cila bazohet në fitimin e besimit tek fëmiu dhe largimi I fobisë dhe frikës tek fëmijët nga intervenimi.
Një ndër masat kryesore për luftimin e lezioneve karioze është mbyllja e fisurave te dhëmbëve te përhershëm.
Higjiena e rregullt dhe e duhur orale, vizitat tek stomatologu dhe zbatimi I këshillave dhe udhëzimeve te dhëna prej tij së bashku me mbulimin e fisurave te dhëmbëve është mënyrë e duhur dhe e sigurtë për ruajtjen afatgjate të shëndetit oral dhe buzëqeshjes të bukur!

Lexoni më tepër në tremujorin falas “Informator”.

Pastrimi I dhëmbëve

Largimi I gurit të dhëmbëve me ultrazë, përpunimi I I xhepave parodontal, polirimi me polir pastë, gomëzave, disqeve, peskarim etj.